Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I lanë pa oksigjen dhe 4 pacientë ndërruan jetë në të njëjtën kohë? Reagon ish-drejtori i SHSKUK: Mjekët dyshuan se…

Ish drejtori i SHSKUK-së, Bastri Sejdiu përmes një konference për media të thirrur lidhur me shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit ka folur për vdekjen e 4 pacientëve në të njëjtën kohë në ditën e diel.

Sejdiu ka thënë se pajisjet kanë qenë në rregull në anën teknike dhe se mjeku kujdestar ka ftuar policinë nga paniku.

Ai ka thënë se prokuroria ka marrë dëshmitë se nuk ka pasur rënie të tensionit me furnizim më oksigjen.

“Jemi informunar nga mjeku kujdestar që 4 pacient kanë ndërruar jetë në kohën e njëjtë. Mjeku ka dyshuar se diçka nuk po funksionon më aparaturën e furnizimit me oksigjen dhe menjëherë ka ftuar policinë.

Këto kanë qenë dyshimet preliminare por oksigjeni është i licencuar, bombolat kanë qenë të testuara edhe më herët e edhe atë moment. Është pa që nuk ka rënie të presionit të oksigjenit, këtë e tregon të gjithë ventilatorët. Kjo largon dyshime teknike dhe kalon tek ajo menaxheriale. Por e gjithë kjo mund të jetë edhe e rastësishme.”

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *