Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Dedë Malaj ka ndërruar jetë nga korònavírusi. Mbetet e paqartë prej sa kohësh ishte i infèktuar me Còvid dhe nëse kishte sèmùndje të tjera bashkëshoqëruese. Pritet që rasti i tij të konfirmohet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në një reagim të faqes zyrtare të shkollës në Facebook, shprehin ngushëllimet për familjarët nga kolektivi, prindërit dhe nxënësit e shkollës.
“Sot humbem nje shok te mire, baba te perkushtuar, e familjar model, nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles, e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dedë Malaj! Ngushellime te sinqerta nga kolektivi, prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhímbje! Te qofte dheu i lehte!”, shkruhet në reagim.
Burime për Fax News dhe Faxweb.al bëjnë me dije se është infèktuar një mësuese dhe nëndrejtoresha e shkollës. Aktualisht është mbyllur zyra e Drejtorisë Arsimore në Kamëz. (A.M/Faxweb.al)