Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Drejtonin fabrikën më profesionale të drogës, arrestohen 2 të rinjtë shqiptar (Emrat+Fotot)

Dy emigrantë të paligjshëm janë burgosur për ndihmën në drejtimin e një fabrike droge në Birmingham të Anglisë.

Policia zbuloi se çdo dhomë në një shtëpi në Quinton ishte duke u përdorur për të rritur kanabis.

Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç, u dënuan me 18 muaj pasi pranuan akuzën për prodhimin e një droge të kontrolluar dhe të rritur në laborator.

Policia kishte rënë në gjurmët e adresës në Hagley Road West në 12 shtator të këtij viti.

Njëri prej oficerëve tha se sasia e drogës  ishte më e madhja dhe më profesionalja që kishte parë në 20 vitet e tij në forcën e policisë.

Gollakij u arrestua në kopshtin e pasmë pasi u përpoq të ikte ndërsa Dani u gjet në korridor.

Kishte tre dhoma në katin e parë dhe katër dhoma në katin se sipërm ndërkohë që edhe ambientet e kuzhinës ishin duke u përdorur për të rritur kanabis.

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë – së bashku me një qese të madhe kanabisi.

Policia gjeti instalime elektrike, elektrikë ndriçues, çarçafë në dritare dhe pajisje që shërbenin në rritjen e bimëve në të gjitha ambientet.

Raj Punia, duke ndjekur penalisht në Gjykatën e Kurorës në Birmingham, tha se njëri prej oficerëve kishte treguar se ai ishte grupi më i madh dhe më profesional që kishte parë.

Hetuesi Michelle Heeley tha “Ky ishte një operacion i planifikuar mirë dhe i sofistikuar”.

John Brotherton, për Dani, tha se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar duke menduar se ai do të bënte punë ndërtimi në vend se të punonte në një fabrikë kanabisi.

Babir Adris, për Gollakij, tha se ishte i arsimuar, nuk kishte qenë këtu shumë kohë dhe se shpresonte të ndërtonte  një jetë më të mirë.

Të dy të rinjtë i thanë policisë se ishin në borxh ndaj njerëzve që i kishin ndihmuar të shkonin në atë vend.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *