Ditën e sotme po mbahet protesta e dytë para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, në Potam të Himarës. Disa prej protestuesve kanë lyer me bojë të kuqe muret e Ministrisë së Brendshme teksa kanë kërkuar dorëheqjen e Bled Çuçit.
Ngjarja ndodhi në datën 2 gusht, në plazhin e Potamit në Himarë, kur u godit nga gomonia me dy motorë që drejtohej nga polici Arjan Tase.
Tri ditë më parë Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për ish-shefin e komisariatit të Policisë së Himarës, Arjan Tase, me akuzën e vrasjes me dashje indirekte të 7-vjecares.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.