Është mbyllur protesta që u mbajt sot për vrasjen e7-vjeçares Jonada pak ditë më parë në Potam, nga skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase. Protesta nisi te ministria e Brendshme dhe më pas u zhvendos te kryeministria.
Protestuesit kanë lëshuar thirrje për drejtësi e kundër qeverisë në dyert e ministrisë. Më pas kanë lyer me bojë të kuqe muret e ministrisë së Brendshme.
Më pas ata kanë deklaruar se do të vijojnë të kërkojnë drejtësi për Jonadën dhe paralajmëruan një peticion për shkarkimin e dy ministrave.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.