Protesta e opozitës e cila u zhvillua në katër akset kryesore të vendit, u mbyll paqësisht. Kreu i PD-së,Basha u shpreh se burgu duhet të jetë për ministrat dhe zyrtarët e korruptuar të qeverisë Rama.
Ai tha se reagimi i sotëm është reagimi i qytetarëve që nuk pranojnë që shteti të rrëmbehet.
“Jemi sot këtu dhe anembanë Shqipërisë për t’i thënë Edi Ramës se Policinë e ke kthyer në polici private, se prokurorinë e ke kthyer në pronë private, ke blerë shumicën e medias.
Po ky është fundi yt, shqiptarët janë ngritur dhe do të qëndrojnë derisa ti të largohesh. Burgu do të jetë për kriminelët, do të jetë për ministrat dhe zyrtarët e korruptuar.
Kërkojmë në emër të sipërmarrësve shfuqizimin e tvsh-së për biznesin e vogël, të cilët kanë ulur qepenat. Jemi këtu për ti thënë ndal regjimit kriminalë që fut në burg populli dhe liron kriminelët. Ky është reagimi i popullit që nuk pranon grabitjen.
Unë dua që të falenderoj mijëra shqiptarët që erdhën këtu në sheh me ne, dua të falenderoj qytetarët që për dy orë me rradhë qëndruan në automjetet e tyre bashkë me ne. Edi Rama bën sikur të tërhiqet, dhe më pas gjuan kur askush nuk e ka mendjen. Liro 11 kuksianët dhe hiq taksën”, u shpreh Basha.
(E.K/FAXWEB.AL)