Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dramatike: Djali i Donald Trump kërkon që të tërhiqen trupat amerikane nga Kosova

Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump.

Ai këtë koment  e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close