Një ndër shfaqjet më të rëndësishme në Amerikë si ajo e “Billboard Music Awards” është mbajtur ditën e dielë në Las Vegas. Një mbrëmje e magjishme që ka mbledhur shumë artistë të famshëm.
Mes trofeve që rrëmbeu Drake ishte ai i “albumit më të mirë”, “artistit më të mirë mashkull” dhe nderimi i madh i mbrëmjes, “Top Artist”.
Ai i ka rrëmbyer “Billboard Music Awards” plot 13 çmime. Duke lënë kështu pas shumë këngëtarë të tjerë si Adele, Beyonce, Rihanna, Ariana Grande, The Weekend, Justin Bieber. Me këtë fitore 30 – vjeçari Drake mundi edhe rekordin e Adeles në vitin 2012 e cila rrëmbeu 12 çmime.
Reperi kanadez fjalimin e tij e përfundoi me fjalët “Një njeri i mençur më ka thënë njëherë se jeta është si një letër higjenike. Ose je letër e re ose je e përdorur.”
Tapetin e kuq e shkelën edhe emra të tjerë të famshëm, si Kate Beckinsale, Halsey dhe Lea Michele.
(S.SH/Shuplaka)