Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Komisioni i ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon Rama: U votua pa konsensus sepse…

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim me 10 vota pro e 5 kundër draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Votuan pro ndryshimeve Manja, Bushka, Xhafaj, Hysi, Shameti, Fino, Gjiknuri, Edmond Leka, Hyseni, Bode. Deputetët e opozitës jashtëparlamentare Lita, Alban Zeneli, Andi Përmeti, Braha e Mara votuan kundër.

Pas votimit të Komisionit të Ligjeve ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili thotë se u votua pa konsesnus pasi opozita vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD!

“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”, shkruan Rama në twitter.

Deputetët që votuan kundër janë: Korab Lita, Alban Zeneli, Edjola Braha, Aurora Mara dhe Andi Përmeti.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *