
Dosja e Orest Sotës ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, raporton “Fax News“. Drejtori i Komanduar i Policisë së Elbasanit Altin Qato ka mbërritur në Prokuroinë e Krimeve të Rënda në sajë të takimit për korodiminim e punës prokurori-polici.
Altin Qato u emërua Drejetor i komanduar i Policisë së Elbasanit pas shkakrimit të disa drejtorëve të policisë në vend. Kujtojmë që makinën e Sotës u gjetën dy patenta të Saimir Tahirit si edhe 863 mijë euro.
Pak ditë më parë për çështjen “Sota” Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën dhe dosja po u nis për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
“Orest Sota është arestuar pak ditë më parë në Elbasan është gjendur në makinë një shumë e madhe lekësh. Edhe kjo ka detyruar që Prokurroria e Elbasanit të shpallë moskompetencën.
Prokuroria e Elbasanit nuk e ka të drejtën për të hetuar një çështje të tillë. Në bazë të procedurës kjo hetohet nga Prokuroria e Krimve të Rënda. Mbi Sotën rëndojë edhe akuza të tjera”, raportoi gazetari i“Fax News” nga Elbasani.
Sjellim në vëmendje më datën 1 nëntor biznesmeni Orest Sota u arrestua në Elbasan pasi u kap nga policia me 860 mijë euro me vete. Po kështu brenda makinës iu gjetën edhe pantentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. (J.V/Faxweb)