AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dosja me 35 faqe padi do të merret nga Krimet e Rënda, kur e dorëzon Meta kallëzimin ndaj Dvoranit

Ilir Meta ka vendosur ta depozitojë personalisht kallëzimin penal për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani ndërkohë Faxweb.al mëson se padia do të depozitohet ditën e sotme në orën 14:30 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Mësohet se dosja përbëhet nga 35 faqe padi, ndërsa ajo do të merret nga Krimet e Rënda, është vënë në dijeni edhe Gjykata e Tiranës

Këshilltarët e kreut të shtetit e kanë përfunduar dosjen me të gjitha akuzat për Dvoranin duke përfshirë në të dhe emra të tjerë zyrtarësh të lartë të përshirë në atë që e quajnë afera e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është dhe arsyeja përse kallëzimi do të depozitohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi del jashtë kompetencave të Prokurorisë së rrethit. Pjesë e dosjes voluminoze, siç ka lajmëruar vetë institucioni i Presidencës, do të jetë dhe një video që siç ka deklaruar zëdhënësi i kreut të shtetit, do të nxjerrë në publik fytyrën e vërtetë të kreut të KED.

Sipas Ilir Metës, kreu i KED me dërgimin e të dy listave njëkohësisht për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese për vakancat që i takojnë Presidentit, ka dashur ta detyrojë kreun e shtetit të shkelë Kushtetutën.

(FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *