Është shtyrë seanca për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari. Mësohet se Izet Haxhiaj dhe avokati Bashkim Nikolli kërkuan përjashtimin e trupës, përkatësisht të; Valdete Hoxha, Genti Shala, Astrit Haxhialushi.
Mësohet se Izet haxhia ka deklaruar se kërkon të gjykohen nga gjykatës që kanë kaluar vettingun.Sipas tij Gjykata e Apelit është në duart e dyshes Meta dhe Berisha.
Avokati i Izet Haxhisë Bashkim Nikolli u shpreh se e gjithë trupa gjykuese është një krijesë e politikës shqiptare.
“Është një kërkesë e klientit tim dhe është tërësisht e përligjur. Janë të evidentuara me detaje shkaqet. Një nga shkaqet janë sepse e gjithe kjo trupë gjyqsore është krijesë e poltikës shqiptare dhe në këtë mënyrë dhe procesi që unë përfaqësoj ka shumë rryma të forta politike. Asnjë gjyqtare nuk mund të gjykojë. Nëse nuk pranohet do të kemi mjete të tjera. Janë ankimet në procesine drejtësisë.”– u shpreh avokati.
(M.Q/Faxweb.al)