Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zbërthehet dosja “Ndoja”/ Ariol Halilaj personi kyç në hetime, zbulon edhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë. Njohja me nipin e deputetit dhe pamjet filmike që i nxorën zbuluar bashkë (E plotë)

Në foton e mëposhtme është Ariol Halilaj 29-vjeç i arrèstuar një ditë më parë, akùzohet si një nga personat e përfshirë në atèntatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja Nëntorin e kaluar, ka ndihmuar hetuesit për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Mësohet se edhe dy persona të tjerë janë identifikuar nga Policia dhe pritet që në finalizim të nujë operacionit të planifikuar të arrestohen edhe dy persona të tjerë të dyashuar po ashtu si autorë të ngjarjes.

Halilaj, fotoja e të cilit është kjo që shikoni më poshtë, konsiderohet nga hetuesit si bashkëpunëtori dhe personi kyç që ka ndihmuar autorët, duke i larguar me makinën e tij, pasi ata braktisën mjetin e përdorur në krim në fshatin Shkafanë të Durrësit.

Arjol Halilaj i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Grupi hetimor thotë se ka arritur të dokumentojë me prova përfshirjen e tij në ngjarjen e bujshme ku mbetën të plagosur Aleksandër Laho alias Landi Muharremi, prokurori Arjan Ndoja dhe vdiq pak ditë pas ngjarjes në spital shopferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

Halilaj ka treguar përballë hetuesve se ka njohje me Redjan Rrajën, i arrestuar disa muaj më parë pas gjetjes së disa provave në makinën e tij të cilat e lidhnin me ngjarjen por që i ka mohuar akuzat, ndërsa ka mohuar të ketë marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit dhe dy personave të tjerë.

Në makinën e Rrajës u gjetën gjurmë të gishtërinjve dhe një palë syze në automjetin e braktisur. Ndërkohë SPAK (Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar), ka caktuar masën e arrestit në burg për 29-vjeçarin Halilaj.

Pamjet filmike kanë fiksuar Arjol Halilajn me Redjan Rrajën ku janë filmuar bashkë para dhe pas átenatit ndaj prokurorit. Mësohet se Halilaj ndihmoi Rrajën dhe autorët e tjerë të átenatit, ku 29-vjeçari pas átenatit ka mbajtur Redjan Rrajën në shtëpi.

Redjan Rraja, i arrestuar, nip i deputetit socialist, Rrahman Rraja

Paraprakisht raportohet se policia arriti tek Halilaj pas verifikimeve që kanë kryer në telefonin e Redjan Rrajës, i árrestuar tashmë si njëri prej autorëve kryesorë të dyshuar të ngjarjes.

Pasi kanë verifikuar kontaktet në telefonin e Rrajës, kanë arritur tek Ariol Halilaj. 29 vjeçari nga Skrapari është mbajtur i survejuar gjithashtu edhe nën përgjim.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, u krye më 1 nëntor të vitit 2019, ndërsa në makinën e drejtuar nga shoferi i tij, ndodhej edhe Landi Muharremi, i konsideruar si i “forti i Sukthit”.

Landi Muharremi alias Aleksander Laho

“Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 01.11.2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, shtetasi A. N., 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shtetasi A. L. dhe shtetasi A. M., i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka larguar me mjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.”- njofton policia.

Gjithashtu Mondi Voga 44 vjeç nga Fushë Kruja është vënë në pranga në Janar të këtij viti pasi i është gjetur ar më në automjetin blind me të cilin lëvizte.

Mondi Vogqa dhe prokurori Arjan Ndoja

Një dyshim mbi mjetin superluks me aksesorë shtesë dhe të blinduar i cili po lëvizte në aksin Vorë- Krujë ka vënë në lëvizje efektivët e rrugores të cilët pas kontrollit i kanë vënë pranga drejtuesit, i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia më shumë se një vit më parë pasi rrahu avokatin Ilia Ilia.

Ngjarja bëri bujë në opinionin publik pasi asokohe Voga ishte shoferi i prokurorit Arjan Ndoja i cili u vu disa vjeshtën e shkuar në qendër të vëmendjes pas etiketimi të drejtpërdrejtë nga kryeministrit Rama si prokuror KCCK (kap ça të kapësh) dhe i lidhur me krimin.

Erion Braçe,Arjan Ndoja dhe Edi Rama

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *