Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dosja e bujshme e pronave në Jalë, Erion Braçe vizitë urgjente në Kadastrën e Vlorës, pas dorëheqjes së 3 drejtorave

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një vizitë urgjente në Kadastrën e Vlorës, e cila vetëm në muajin e fundit ka ndërruar 3 herë drejtuesin e saj.

Mësohet se Braçe ka nisur takimin brenda ambienteve të Katastrës në orën 08:00 të mëngjesit, dhe ka në fokus kryesor çështjen e nxehtë të pronave në Jalë.

Nga ana tjetër Braçe do të qëndrojë edhe nesër në Vlorë, ku do të marrë pjesë në aktivitetet në kujtim të çlirimit të qytetit.

Por çfarë ka ndodhur realisht me dorëheqjet nga Kadastra e Vlorës:

Tre drejtorë brenda një muaji japin dorëheqjen dhe shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet.

I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt këtë të martë.

Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo shëndetësore, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë.

Regjistrimi i kësaj prone në bregdet duket se mban peng ecurinë e të gjithë punës së këtij institucioni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, prona në fjalë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit të Vlorës kishte vendosur vijimin e këtyre procedurave.

Për rastin e fundit të dorëheqjes, drejtoresha tashmë e dorëhequr, Elona Hodaj, dhe nëndrejtori, Taulant Canameti, kanë pasur përplasje mes tyre pasi kanë dhënë dy vendime të kundërta mbi pronën. Canameti, sipas burimeve, firmosi bllokimin për pronën në bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Elona Hodaj e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close