Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dosja e bujshme e “Jalës”, jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës në Vlorë (Largimi i 3-të brenda pak kohësh)

Pa mbushur akoma një muaj që nga marrja e detyrës ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Kadastrës në Vlorë, Elona Hodaj.

Ajo qëndroi në këtë detyrë vetëm disa ditë ndërsa kishte zëvendësuar Alteo Nazërajn. Dyshohet paraparkisht se shkak është bërë dosja e shumëpërfolur mbi pronat në Jalë.

Mësohet se bashkë me Hodajn ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendësi i saj Krenar Xhemali. Kjo është dorëheqja e tretë që vjen në një hark të shkurtër kohor.

Kujtojmë se ka zgjatur vetëm 10 ditë detyra në krye të Drejtorisë së Kadastrës në Vlorë e Alteo Nazëraj i cili zëvendësoi të tërhequrin, Florian Alimadhi.

Ndërsa Elona Hodaj para se të merrte këtë detyrë, ka mbajtur më herët postin e Drejtores së Fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe për një afat rreth 10-vjeçar në kabinetin e Bashkisë së Vlorës.

Emërimi Hodaj u konsiderua si një mbyllje e rrokadës në institucionin ku u pushuan 6 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19-të të tjerë. Hodaj ka mbajtur gjithashtu edhe poste politike në stukturat e Partisë Socialiste.

Pronësia e truallit për të cilin kanë ardhur edhe gjithë këto lëvizje,  është fituar me vendim të formës së prerë të gjykatës se Apelit në Vlorë, ku gjatë procesit është vërtetuar ndër të tjera se prerendentët përballë tyre kanë depozituar dokumente pronësie të falsifikuara. Ndaj pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, ASHK ka regjistruar pronën.

Ngërçi është krijuar kur pala tjetër e cila pretendon pronësinë e saj, me një vendim të Gjykatës së Lartë nr 246 dt 23.04.2019,  është kërkuar bllokimi provizor i pasurisë tashmë të rregjistruar. Deri më tani në rrokadë janë ndërruar tre drejtorë nga të cilët për shkak të presioneve të situatës, janë dorëhequr me motivacionin e arsyeve personale.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *