Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Dosja “Basha” u pushua, zbardhet vendimi i gjykatës: Deklarimet e Nick Muzin nuk provohen me dokumente

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës për dosjen e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën u vunë nën akuzë Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Në 41 faqe vendim, trupa gjyqësore nuk ka gjetur faktin penal. Sipas hetimit gjyqësor, ka rezultuar se PD s’ka patur kontratë lobimi me kompaninë “Biniatta Trade”.

Sipas gjykatës, kontrata e Nick Muzin me “Biniatta Trade” s’ka lidhje me interesa te ndonjë partie politike.

“Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PS dhe 150 mijë nga “Biniatta Trade, por ky deklarim i tiji nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nënshtohet vlerësimit të gjykatës”, thuhet midis të tjerash në vendim.

Katër ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen ndaj Bashës, i cili u mor si i pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA dhe u akuzua për “Falsifikim dokumentesh”.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *