Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Dosja “Babale”/ Salianji publikon përgjimin mes Fredi Alizotit dhe ish-drejtorit të policisë dhe paralajmëron fakte të reja

Ish deputeti i Partisë Demokratike, ashtu siç kishte parlajmëruar ka publikuar prova të reja rreth dosjes “Babale”.

Salianji bëri publik të tjera audipërgjime mes Fredi Alizotit dhe ish-drejtorit te Policisë së Fierit Albert Nushi, ku zbulohet fakti se këta të fundit e kanë paguar Alizotin si dëshmitar.

“Ne sot po ju paraqesim disa prej përgjimeve ku paguhet dëshmitari Alizoti prej drejtorit dhe nëndrejtorit të policisë së Fierit të asaj kohe dhe shumë përgjime të tjera që nuk janë transkriptuar në shkelje të ligjit nga ana e Prokurorisë.

Sajimi i dëshmitarit të rremë zbulohet dhe me përgjimet zyrtare të prokurorisë. Fredi Alizoti pranon se po merr para dhe nuk e ka problem të bëjë burg”, tha Salianji.

Gjithashtu Salianji paralajmëroi se nesër në orën 10 do të publikojë fakte të reja.

“Nesër në orën 10 do të kemi fakte dhe prova të reja shkencore të cilat janë në fashikkullin e Prokurorisë dhe janë marrë me vendim gjykate që faktojnë në mënyrë më të plotë dhe ta padiskutueshme të gjithë atë që ne kemi thënë”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *