Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dosja “Babale”: Prokuroria pritet të shpallë fajtor Ervin Salianjin, ja çfarë rrezikon ish-deputeti

Ditën e sotme në në orën 13:00 ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji do të ketë seancën e radhës pranë Gjykatës së Tiranës  ku Prokuroria do të japë pretencën për çështjen “Babale”.

Burime pranë Prokurorisë së Tiranës thonë për Faxëeb.al se ndaj ish-deputetit do të kërkohet shpallja fajtor në prëetencën e sotme.

Nëse provohen akuzart ndajj tij, Salianji do të rrezikonte një dënim që për akuza të tilla varion nga gjoba deri në 5 vite heqje lirie.

Nga ana tjetër, ditën e djeshme Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të protestojë sot  para Gjykatës së Tiranës gjatë kohës që prokuroria do të japë pretencën për çështjen “Babale”.

Ish-deputetët demokratë janë udhëzuar që të jenë të gjithë të pranishëm në seli, për të nisur protestën më pas në orën 12:00. Sipas PD, prania e ish-deputetëve tek gjykata do të jetë për të monitoruar procesin gjyqësor për Ervin Salianjin.

Ky i fundit akuzohet për kallëzim të rremë bashkë me gazetarin Jetmir Olldashi dhe të pandehurit Albert Veliu dhe Alfred Alizoti kundër vëllati të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Seanca gjyqësore do të mbahet në orën 13:00.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *