KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

‘’Dorëzohet Kryeministri?! Çudi pra,do hynte në zgjedhje vetëm!’’, Manjani parashikon fundin e Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike. Duke iu referuar zërave se Rama mund të jetë drejt dorëzimit dhe qeverisë teknike për Manjanin kjo tingullon e çuditshme sepse deri dje thotë ai kryeministri trajtonte me arrogancë kundërshtarët.

‘’Dorëzohet Kryeministri?! Çudi pra,do hynte në zgjedhje vetëm! Trajtimi arrogant i kundërshtarëve e ka këtë çmim! Por precedenti është i keq!’’, shkruan Manjani.

Duhet thënë se derimë tani nuk ka asnjë zhvillim nga mazhoranca, të paktën publikisht. Pasi nga ana tjetër Rama ka mbledhur që në mëngjes ministrat e PS-së në qeverinë e tij në një takim larg vëmendjes së mediave.

Nga ana tjetër ende nuk ka nisur seanca e parashikuar plenare në Kuvend, ndërsa opozita vijon me takimet dhe protestën te çadra.  (E.K/SHUPLAKA)

Ish-ministri i Drejtesise Ylli Manjani
Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *