Vendet afrikane rezistuan sa mundën për shkak të koronavirusit, por kanë filluar të dorëzohen me radhë. Sot ka dalë me vendim zyrtar dhe Afrika e Jugut për pezullimin e kampionatit.
COVID-19 po përhapet me shpejtësi të madhe dhe në kontinentin afrikan dhe drejtuesit po marrin masa. Afrika e Jugut është një nga shtetet më të pasura të Afrikës.
Ata nuk duan të rrezikojnë aspak dhe në shembullin e Europës kanë zyrtarizuar mbylljen e kampionatit të futbollit. Përhapja e virusit në turma të mëdha është shumë e thjeshtë, prandaj ata duan ta parandalojnë një situatë të tillë të rrezikshme.