Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen.  Bëhet e ditur se Imeraj ka dhënë dorëheqjen për asrye personale. Besnik Imeraj ka gjykuar dosjen e Lulzim Bashës për aferën me rrugën Durrës-Kukës në kohën kur ishte Ministër i Transporteve dhe atë të Ilir Metës, pas video-përgjimit të Dritan Priftit, zoti Imeraj ka qenë edhe kundër procesit të Vettingut.

Ai ka qenë ndër të parët që ka zvarritur procesin e Vettingut duke kërkuar që ta shqyrtonte Komisioni i Venecias. 

Vendimi është bërë publik nga vetë Imeraj.

Besnik Imeraj është prej vitit 1977 në organet e drejtësisë. Ai ka qenë gjyqtar në Apelin e Durrësit, e më pas anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas tetë viteve në Gjykatën e Lartë, Imeraj u emërua në vitin 2013 në Gjykatën Kushtetuese.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *