Selim Lela ka njoftuar ditën e sotme përmes një letre se nuk do të garojë në datë 25 prill, përshkak të një presioni të vazhdueshëm ndaj tij.
“Deklaroj që unë Selim Naim Lela, datëlindja 04.09.1995, jam dorëhequr si deputet i qarkut Dibër me Nismën Thurje, për arsye personale, presjon pas presjoni të vazhdueshëm. Me respekte Selim Lela,” shkruan ai.
Kandidimi i Lelës në listat e Nismës Thurje ka pasur shumë polemika, përshkak se partia Nisma Thurje e prezantoi si kandidatin e tyre ditën e martë, ndërkohë ai e përgënjështroi një ditë më vonë këtë lajm duke thënë se Nisma thurje ka keqpërdorur besimin e tij dhe se nuk është kandidat.
“Mbrëmë kam marrë vesh që qenkam kandidat për deputet nga Nisma Thurje. U habita shumë, se Nismën Thurje e kam takuar për çështjen e statusit të minatorit. Ata më kanë bërë një fotografi për këtë gjë, por kanë keqpërdorur besimin tim”, tha Lela të mërkurën.
Emri i Lelës figuron në listën e Nismës Thurje si kandidat për deputet në zonën e Dibrës, ndërkohë letrën ku Lela deklaron tërheqjen nga kandidimi e ka bërë me dije vetë Nisma Thurje nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.
(E.H/Faxweb.al)