Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dorëheqja e Sonila Qatos, zbulohet kandidatja kryesore për kreun e ARRSH-së

Një ditë pas dorëheqjes së drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, nga posti i saj po përmenden dhe emrat që mund të zëvendësojnë, ish-ministren për marrëdhëniet me biznesin.

Sipas burimeve të Faxweb një prej kandidaturave kryesore për të zërë vendin e Qatos është dhe ish-drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero.

Përveç drejtimit të Tatimeve, Vjero ka qenë më herët edhe drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Megjithatë vendimi pritet që të zyrtarizohet nga qeveria në ditët në vijim.

Kujtojmë që dorëheqja e Sonila Qatos erdhi pas akuzave të disa ditëve më parë nga kompania ‘Gjoka Konstruksion’, se ish drejtoresha e ARRSh-së ka prishur imazhin e kompanisë dhe ka shkelur ligjin në tenderimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Në media vazhdimisht u përfol dhe për marrëdhënien e tensionuar mes saj dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Akuzat për korrupsion, jep dorëheqjen Sonila Qato (Deklarata e plotë)

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *