AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dorëheqja e Sonila Qatos, PD paralajmëron skandalin që e detyroi të largohet

Ish deputetja demokrate Jorida Tabaku në një prononcim për mediat ka reaguar pas dorëheqjes së drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qatos.

Tabaku shkruan se “Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes klaneve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!”

Madje ish deputetja ka paralajmëruar se nesë do të publikohen provat për skandalin që detyroi Sonila Qaton të lardoget nga detyra.

“Largimi i Sonila Qatos, pjesë e luftës e brendshme për vjedhjen e milionave eurove me kompanitë e Edi Ramës. “Nesër nxjerrim provat”.

Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshen e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin.

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes klaneve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!

Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.”- shkruan Tabaku.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *