Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Doni që të vdesim nga uria?!” Ministri kërcënohet me jetë: Fillimisht do iu shuajmë njerëzit e afërt

Katër persona po hetohen në Itali lidhur me kërcënimet e rënda ndaj ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Për muaj me radhë, ai ka marrë email-e kërcënuese për të dhe familje. Pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Romës, policia ka rënë në gjurmët e 4 të dyshuarve, që të gjithë shtetas italianë, të cilët u identifikuan në provincat e Torinos, Kaljarit, Varezes dhe Ennas. Ata konsiderohen përgjegjës për dërgimin e mesazheve përmes postës elektronikë mes tetorit 2020 dhe janarit 202, të cilat kishin një përmbajtje tejet kërcënuese.

Në vend të bllokimit, ne godasim familjen tuaj, ju doni që italianët të vdesin nga uria … ne fillimisht shuajmë njerëzit tuaj të afërt.. do ta paguani shtrenjtë terrorin që po shkaktoni, “do të pendohesh që ke lindur”, thuhet në disa prej mesazheve.

Katër italianët e ndaluar ishin të moshës nga 35 deri në 55 vjeç. Disa kanë pasur edhe precedente policore të ngjashme me krimin që tani po përballen, të fshehur pas adresave të postës elektronike të menaxhuar nga serverat e vendosur në vendet jo europiane.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.