Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Doni luftë ju kopila arrogantë”, banorët e Astirit thirrje amerikanëve: O do na bëni kufoma, o do merrni…

Situata në zonën e Astirit ka qenë e tensionuar përgjatë gjithë ditës së sotme, për shkak se forcat e IKMT-së kanë paralajmëruar banorët, që deri ditën e hënë të dalin nga banesat e tyre.

Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes banorëve dhe IKMT-së, ndërsa u tha se një punonjës i IKMT-së kishte mbetur i plagosur rëndë.

Banorët shprehen të vendosur që do të mbrojnë deri në fund banesat e tyre, ndërsa në një postim në rrjetet sociale ata i kërkojnë ndihmë dhe ambasadës amerikane.

“Ne jemi ne rrezik per jeten thirrje ambasadave, thirrje amerikes po na kanosin ne shtepitë tona, ne e kemi thën 1000 her o do merrni kufoma o do na boni kufoma, doni luftë ju kopila arrogant luftë do keni,🔥 mobilizim banorë ato po pergatiten te vijnë te na marrin neper shtepitë ju e dini si duhet te veprojmë tek pragu shtepise ton nuk lejojme njeri mjaft me dhune dhe terror, e theksoj asnje tolerim tek pragu shtepisë”, shkruajnë banorët, ndërsa shtojnë në një postim të mëvonshëm:

Bilance lufte sot ne Unaze te Re! Disa punojsa IKMT te dhunuar, makina policie te shpartalluara, polica te gjakosur…. Me kete bilance kenaqet shpirterisht Kryeministri yne qe nuk njeh rrugen e dialogut. Urojme qe keto gjakosje te ndodhin ne familjen tende dhe jo ne familjet e policeve apo te qytetareve te nderuar te unazes se re.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *