AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Donald Trump pranon ftesën e Vuçiçit, ja kur do të vizitojë Serbinë

Pas ftesës zyrtare të bërë nga ana e Presidentit të serbisë, Aleksandër Vuçiç, mësohet se Presidenti Amerikan, Donald Trump do të viziotojë shtetin ballkanik.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri I Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic për të cilën shprehet se do të jetë një vizitë zyrtare dhe me protokoll.

Mësohet se kjo vizitë e rëndësishme jo vetëm për Serbinë por për gjithë rajonin e  Ballkanit Perëndimor.

“Më lejoni të shfrytëzoj rastin që t’iu bëj ftesë të vizitoni Serbinë, sepse asnjë president i SHBA-së nuk e ka bërë këtë në gati katër dekada. Serbia dhe SHBA ishin miqësore me njëra-tjetrën, duke luftuar së bashku kundër padrejtësive në dy luftëra botërore, mes nesh ekzistojnë lidhje të fuqishme historike”, shkruante Vuçiç në një letër drejtuar presidentit Amerikan me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.

Vuçiç ka kërkuar që raportet mes Serbisë dhe SHBA-së të kthehen në nivelin e kaluar e këtu, siç thonë mediat në Kosovë, përmendi gatishmërinë e Trumpit për zhvillimet në Ballkan duke qenë se disa herë ka shfaqur interesim për të ndihmuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Siç e dini edhe ju, zoti President, – ka shkruar Vuçiç, me problemin e Kosovës janë duke u shkelur interesat jo vetëm të Beogradit dhe Prishtinës por edhe të temave të ndryshme ndërkombëtare që krijojnë manipulime dhe destabilizim të pafund politik.

Askujt nuk i intereson më shumë të zgjidh këtë problem më shumë sesa Beogradit, nënvizon ai, duke theksuar se e di që Shtetet e Bashkuara kanë një raport të veçantë me Kosovën, por se beson që Trumpi, do të ndjekë një politikë tjetër.

“Duke parë punën tuaj energjike dhe gatishmërinë për ndryshime, kërkoj të ndikoni që Prishtina të heqë taksën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që dialogu, mes palëve të vazhdojë”, thuhet në mesazhin e Vuçiç në letrën me të cilën edhe e fton Trum për të vizituar Serbinë.

Tema mbi ndarjen e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje të plotë me Serbinë, ndikimi rus në Ballkan, proceset integruese të Rajonit etj janë disa nga temat më të komentuara në shtetet që përbëjnë këtë Gadishull shto kësaj edhe krimin e korrupsionin, problemet e brendshme politike janë tema për të cilat Trump pritet të japë nga Beogradi një mesazh të qartë.

Ndërkohë kjo do të jetë vizita e parë që Presidenti Amerikan zhvillon në Rajonin Ballkanik.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *