Një deklaratë trònditëse vjen nga presidenti i Amerikës, Donald Trump i cili thotë se shpreson që George Floyd, “po shikon poshtë tani” dhe “shpreson që të ndodhin gjëra të mira për vendin” pasi ka rënë shkalla e nivelit të papunësisë. Floyd u vrá nga një pòlic në “Memorial Day” pasi një oficer i vuri gjurin në fyt për 9 minuta dhe i prángosi duart duke i marrë frymën.
Presidenti u shpreh: “Shpresoj që George është duke parë poshtë tani dhe thotë: ‘Kjo është diçka e mirë që po i ndodh vendit tonë. Është ditë e mirë për të, është ditë e mirë për të gjithë. Është ditë e mirë, ditë e mirë”.
Kujtojmë se në Amerikë ka pasur pèrleshje të dhùnshme për vrásjen e George Floyd ku shumë njerëz kërkojnë drejtësi dhe ti japin fund racízmit.
I pyetur se si shkalla e papunësisë midis amerikanëve me ngjyrë mund të konsiderohet një “fitore” pasi ajo vazhdon të rritet, presidenti i tha një raporti jashtë Shtëpisë së Bardhë, “Ju me të vërtetë jeni diçka”. Niveli i papunësisë në vend ra nga 14.7% në Prill në 13.3% në Maj në mes të pándemisë së korònavirusit kur pjesa më e madhe e bizneseve u detyruan të mbyllen. (A.M/Faxweb.al)