Presidenti Donald Trump ka reaguar vetëm pak minuta para inagurimit të Joe Biden si Presidenti i 46-të i SHBA duke i dhënë falje presidencës së tij.
“Sot, Presidenti Donald J. Trump i ka dhënë falje të plotë Albert J. Pirro, Jr”, tha zëvendës sekretari i shtypit Judd Deere në një deklaratë.
Bëhet fjalë për Albert Pirro, i cili u dënua për akuza konspiracioni dhe evazioni fiskal. Albert Pirro, një avokat i Nju Jorkut shërbeu gati një vit në burg federal për mashtrim dhe përfaqësoi Donald Trump në marrëveshje të pasurive të patundshme dhe është ish-burri i Jeanine Pirro. Ata u martuan në 1975 dhe kanë dy fëmijë të rritur së bashku.