Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nuk merr më ilaçe për të trajtuar koronavirusin pasi ndihet shumë mirë. Ai dha një intervistë për një emision nga Shtëpia e Bardhë, ku qëndron ende i izoluar.
“Unë ndihem perfekt. Unë dua të them se ndihem më mirë tani se sa ndihesha dy javë më parë. Është çmenduri dhe unë jam rikuperuar menjëherë, pothuajse menjëherë”, tha Donald Trump.
Presidenti shtoi se nuk po merr më asnjë ilaç për trajtimin e Covidit, ndryshie nga çfarë bënte një ditë më parë. Të enjten përfundoi të gjitha trajtimet, përveç deksametazonit, një asteroid i fuqishëm që mund të shkaktojë edhe efekte anësore si pagjumësia, ndryshimet e humorit dhe zemërimi.
Ky ilaç ka rezultuar efektiv për trajtimin e pacientëve me një rast të rëndë të COVID-19 të cilët marrin oksigjen shtesë.(A.M/Faxweb.al)