Është zbardhur dëshmia e dy autorëvë që grábitën paratë nga makina e biznesmentin më një qëndër tregtare. Donald Hoxha ka thënë se dera e makinës “nuk ishte e mbyllur, nuk e dinim që në makinë kishte shumë para, dinim vetëm qe ai person ishte biznesmen, morëm cantën dhe më pas u larguam nuk e dinim as vetë se sa cfarë shumë kishte brenda në cantë”.
Donald Hoxha dhe Gentian Kane, kanë vjèdhur shumën e 200 mln lekëve të vjetra dhe 50 mijë frangave në automjetin e një qendre tregtare në Tiranë, ndërsa u árrestuan disa ditë më pas në qytetin e Fierit, me 25 milionë lekë të vjetra më pak nga shuma që kishin vjèdhur.
Autorët janë zbuluar nga targa e makinës që përdorën për t’u larguar pas ngjarjes. Pas hapjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur të shihet një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN.
Donald Hoxha është vëllai i spikeres shqiptare Greta Hoxha, ndërsa 44-vjeçari Kane mendohet të jetë një mik i saj. (E.K/Faxweb.al)