Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Shembja e teatrit në 4 e 30 të mëngjesit është si tèrmeti i 26 nëntorit”, Dom Gjergj Meta: Nga veprimi tínëzar e kam zemrën dhe kokën plot

Ipeshkëv i Rreshenit Dom Gjergj Meta ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit .Kleriku i njohur ka theksuar se direkt pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ai është kthyer nga Italia, dhe ka respektuar me përpikmëri karantinën.

Në një intervistë për Provokacija është shprehur se e vetmja gjë që nuk ka pëlqyer nga termat e përdoru gjatë pándemisë nga Ministria e Shëndetsisë është ndalimi i grumbullimeve fetare. Në fjalën e tij ka theksuar se pándemia ka bërë që të reflektojmë në lidhje me besimin dhe rëndësinë e Zotit.Dom Gjergji ka komentuar edhe situatën më të fundit në të cilën është përfshirë vendi duke theksuar se ngjarje të tilla patjetër që lënë gjurmë aq më tepër në një shoqëri si e jona që është një shoqëri e traumatizuar.

“Ministria e Shëndetsisë theksonte se duhej të mbaheshin distanca dhe të mos lejohen grumbullimet fetare kjo ishte një tipologji pasi mund të përdorte dhe gjëra të tjera. Mund të kuptoj se ishte e vetmja gjë që ato nuk kishin në dorë , pasi grumbullimet fetare nuk i komenton dot dhe ishte një e dielë që ne do të kremtonin në kishë.  Duhet të pranojmë se në psikoanalize lapsusi tregon shumë për nenvetëdijen tonë. Ne duhet tja dimë për nder shumë njerëzve nëpër spitale.

Unë nuk kam provuar panikun nga pándemia, jam ndjere i mbrojtur jam kthyer nga Italia pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe kam bërë kárantinimin. Kam rezistuar jo vetëm ndaj ftesave në studio, por edhe ndaj familjarëve të mi kam respektuar karantinën. Kjo nuk është një pándemi që përcakton raportin me Zotin, por krijon premisat për të menduar mbi këtë raport. Në këtë raport njeriu ngre disa pse më të mëdha në jetën e tij. Pándemia e gjeti shoqërinë tonë të papërgatitur, familjen, shtetin, kishat institucionet fetare, dhe nuk dinim se si të vepronim në një situatë të tillë thjesht kemi improvizuar. Në raport me Zotin pandemia thjesht ka ndihmuar për të reflektuar më shumë”, është shprehur ai.

“Me ngjarjet e fundit e kam zemrën dhe kokën plot. Shoqëria shqiptare është një shoqëri e tráumatizua, ka shumë traumá nuk është një shoqëri e qetë. Por duke qenë një vend i vogël është krahasimi i një fëmije me një burrë të madh. Nëse i gjuan një fëmijë një shpullë ne jemi një vend i vogël nje vend me një kohezion të brishtë. Duke qenë një shoqëri e brishtë çdo gjë që ndodh krijon goditje dhe traumá. Shembja e Teatrit patjetër që krijon një tráumë te shimë njerëz, ne kemi kaluar 97’, kemi kaluar tërmetin, një pándemi, janë të gjithë sfida”, ka thënë Dom Gjergj Meta.

Unë jam një i krishtere një qytetar dhe ajo që mund të them për Teatrin është admirimi im për ato burra dhe gra që e kan mbrojtur deri në fund. Nëse do jetë më mirë apo më keq nuk e di. Shpreh keqardhjen për dhùnën  e përdorur nga policia dhe për mënyrën tínëzare që u përdor për shembjen e Teatrit. Vetëm një ngjarje ka ndodhur në 4 e 30 të mëngjesit dhe ai është tèrmeti i 26 nëtorit që na shkatèrroi çdo gjë”, ka thënë Dom Gjergj Meta.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *