Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Doli me koronavirus në Tiranë, ukrainasja shkoi festoi ditëlindjen në Sarandë

Saranda ishte qytet i paprekur nga koronavirusi për më shumë se dy muaj e gjysmë, por sot u bë e ditur se është futur në hartën Covid të Shqipërisë me një të infektuar dhe katër mjekë të karantinuar.

Mësohet se virusi në qytet ka shkuar nga një 31 vjeçare me origjinë nga Ukraina, e cila në fakt ishte konstatuar me koronavirus në Tiranë. Por, ndërkohë që ishte e detyruar që të qendronte në shtëpi, ajo është nisur për të festuar ditëlindjen në Sarandë duke shkelur çdo lloj protokolli sigurie.

Pasi ka shkuar në Sarandë, ajo ka lëvizur në qytet për katër ditë dhe në ditën e peste është ndjerë keq duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Duke mos e ditur, ata i kanë dhënë shërbimin e parë ukrainases deri sa dyshuan për koronavirus. Dalja e analizave pozitive tashmë ka bërë që mjekët të karantinohen..

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *