00:10 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dokumenti/ “Në Kamëz nuk ka zgjedhje me 30 Qershor”, Xhelal Mziu: Do të zbatohet dekreti i Presidentit

17:12 | 24/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dokumenti/ “Në Kamëz nuk ka zgjedhje me 30 Qershor”, Xhelal Mziu: Do të zbatohet dekreti i Presidentit

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu në përgjigje të shkresës së Komisionit Qendror Zgjedhor ndaj kësaj bashkie lidhur me vendimin për vijimin e  procesit zgjedhor ka bërtë publike një letër dërguar Ministrit të Brendshëm, Prefektit të Qarkut Tiranë, Prezencës së OSBE-së si dhe KZAZ nr.27 dhe 28 përmes të cilës sqaron se nuk e njeh vendimin e KQZ për aq kohë sa dekreti i Presidentit është në fuqi.

“Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka tagër ligjor që të gjykojë mbi Dekretet e Presidentit për sa i përket datës së zgjedhjeve. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rezervat e tij ligjore për Dekretet e Presidentit, mund t’i drejtohet vetë kryesisht këtij institucioni (Presidentit)”, shkruhet në këtë letër.

Më pas letra vijon: “Zbatimi i Dekretit nr.11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga ana e qeverisjes vendore Bashkia Kamëz, është një detyrim ligjor dhe aq më tepër kushtetues.
Në mbështetje të plotë me Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, është njoftuar KQZ-ja në zbatim të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht me shkresat: nr.329 prot. datë 21.01.2019, Nr.386/1 datë 29.01.2019, nr.1410 prot., datë 18.03.2019, Nr.2728 prot. datë 21.05.2019 dhe Nr.2867/1 prot. datë 31.05.2019 dhe Nr. 3271 prot. datë 13.06.2019, ku ju kemi informuar për administrimin e procesit zgjedhor”.

Mziu deklaron sa më sipër nga ana e institucionit të Bashkisë Kamëz dhe e tij personalisht është ndjekur e gjithë procedura ligjore për zbatimin e Dekretit të Presidentit.

“Duke vlerësuar kushtetushmërinë e këtij dekreti deklaroj se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor 2019”, shkruhet në letrën e firmosur dhe vulosur nga Xhelal Mziu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramaKQZXHELLA MZIUZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Pas

Vajza e ish-presidentit kërkon falje dhe paguan 1 miliard euro për t’u liruar nga burgu

Para

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Mediu: Tani është në dorën e shqiptarëve

Para
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Mediu: Tani është në dorën e shqiptarëve

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Mediu: Tani është në dorën e shqiptarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.