Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

DOKUMENTI/ Kallëzoi për krime kundër njerëzimit Edmond Cajan, SPAK rrëzon kërkesën e Agron Tufës

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar një letër avokatit të Agron Tufës, Kujtim Cakranit në përgjigje të kërkesës së këtij të fundit për të marrë informacion lidhur me kallëziimin penal kundër Edmond Cajas për veprën penale “krime kundër njerëzimit”.

Në shkresën e publikuar nga historiani Kastriot Dervishi, SPAK shkruan se nuk është në kompetencën e tij të ta hetojë këtë dosje, duke e njoftuar avokatin Cakrani se është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rëndë në Tiranë.

Por ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen në këtë shkresë, përveç faktit se SPAK nuk e ka pranuar ta hetojë këtë dosje duke argumentuar se nuk është në kompetencën e tij, ka të bëjë me faktin se ka nënshkrimin e drejtuesit Arben Kraja por është e pa vulosur.

“SPAKU-t (PPKKKO) i paska humbur vula

Mirë që për çështjet e krimeve kundër njerëzimit (rasti i Edmond Cajës) nuk dashka të merret (madje po denjon të përgjigjet si për një informacion rutinë), po vulën pse nuk ua vendos dokumenteve vulëhumbura Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dielli i ri që gjasme do rilindë shpresën? Dokumentet e pavulosura janë të pavlefshme”, shkruan Dervishi përkrah shkresës që ka bërë publike.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *