Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Dokumenti i Venecias nuk mban datën e sotme, reagon Presidenca: Me 29 shtator mund të vijë…

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga media mbi një dokument të Komisionit të Venecias që mban datën 29 shtator 2019, sqaron se nuk mund të komentojë një document të klasifikuar.

Teksa tregon se kjo mund të jetë një ngatërresë e bërë nga nxitimi, apo hipoteza se me datë 29 mund të vijë një document tjetër, Blushi rikonfirmon qëndrimin e mëparshëm të tij se Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese.

“Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?

Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë: Zero shkelje kushtetuese”, thotë Blushi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *