Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dokumenti/ Gent Cakaj i heq pasaportën e shërbimit gazetarit Nikoll Lesi

Vendimi i marrë në qershor të këtij viti nga qeveria shqiptare i heq të drejtën për pasaporta shërbimi një sërë zyrtarëve, por edhe individëve që e kishin përfituar në rrethana të ndryshme.

Mes tyre është edhe botuesi Nikoll Lesi. Gazeta Shqip ka siguruar edhe përgjigjen që ministria e Jashtme i ka kthyer botuesit Lesi, për pasaportën e shërbimit që ai e ka përfituar sipas një VKM-je, për botuesit e mediave.

“Gjyqtarë, drejtorë në administratën publike, nëndrejtorë, krerë të institucioneve të ndryshme, gazetarë, këshilltarë, rektorët dhe zëvendësrektorët e universiteteve, sekretarë të përgjithshëm etj., duhet të dorëzojnë pasaportat e shërbimit pranë Ministrisë së Jashtme, në të kundër do të ndalohen nga policia në pikat kufitare”, kështu parashikon vendimi i qeverisë nr. 389, datë 12.6.2019, i cili kufizon listën e zyrtarëve dhe familjarëve të tyre, që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta diplomatike dhe pasaporta shërbimi.

E mesa duket nga ky vendim nuk ka shpëtuar as Nikoll Lesi, i cili mesa kuptohet i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme nëse duhet të vijojë ta mbajë apo jo pasaportën e tij të shërbimit, e përgjigjja siç dallohet në dokumentin e mësipërm, është: JO.

Ndërkohë, Nikollë Lesi ka afat deri në datën 31 dhjetor të këtij viti, për të dorëzuar pasaportën e shërbimi. Ndërkohë burime të Gazetës SHQIP bëjnë me dije, se lista e zyrtarëve që po u hiqen pasaportat e shërbimit apo ato diplomatike, është shumë e gjatë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *