FBI intervistoi ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone dhe ish-zëvendësin e tij Patrick Philbin në fillim të këtij viti, si pjesë e hetimit mbi të dhënat federale të marra në shtëpinë e Donald Trump në Palm Beach, shkruan CNN.
Të dy janë ish-zyrtarët më të lartë të Trump-it janë marrë në pyetje në atë që tani është një hetim penal i keqpërdorimit të mundshëm të informacionit të klasifikuar. Ata janë në mesin e një grupi personash, ish-ndihmës të Trumpit, të cilët FBI-ja i mori në pyetjepas nisjes së hetimit penal këtë pranverë.
FBI gjeti 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga kërkimi i saj, duke përfshirë disa materiale të shënuara si “tepër sekret/SCI” — një nga nivelet më të larta të klasifikimit, sipas dokumenteve nga urdhri i kontrollit që u publikua të premten.
Gjyqtari federal i magjistraturës që miratoi urdhrin e bastisjes do të mbajë një seancë dëgjimore të enjten në gjykatën e Floridas për të diskutuar shkakun për ndërmarrjen e një vendimi të tillë.
Në një dy postime në Truth Social javën e kaluar, Trump vazhdoi të pretendonte se avokatët e tij po “bashkëpunonin plotësisht” dhe kishin zhvilluar “marrëdhënie shumë të mira” me hetuesit federalë përpara kërkimit të së hënës në Mar-a-Lago.
“Qeveria mund të kishte gjithçka që donte, nëse do ta kishim ne”, tha Trump. “Gjithçka ishte në rregull, më mirë se shumica e presidentëve të mëparshëm, dhe më pas, nga askund dhe pa asnjë paralajmërim, Mar-a-Lago u bastis, në orën 6:30 të mëngjesit, nga një numër SHUMË i madh agjentësh”.