Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dokumentari i RAI3 për mafian dhe drogën, vjen reagimi i parë nga qeveria: S’kemi krahasim me portet spanjolle dhe turke…

Zëvendësministrja e brendshme Rovena Voda, ka komentuar dokumentarin e fundit të transmetuar në RAI3, ku Shqipëria përkufizohej si një vend i kanabizuar në 1/3 e sipërfaqes së saj.

Sipas Vodës kjo nuk është fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit dhe se që prej vitit 2017 vendi ka bërë një progres të ndjeshëm  më luftën kundër kanabisit në vend.

Zv ministrja ka shtuar se këto lajme janë të pambështetura në statistika zyrtare të shtetit shqiptar, dhe as në ato të vendeve partnere.

Voda ka deklaruar më tej se mbi Shqipërinë po hidhet baltë e pamerituar duke theksuar se klanet mafioze shqiptare nuk mund të krahasohen me nivelin e trafikut në portet spanjolle, britanike apo turke.

Deklaratat e zëvendës ministres u bënë gjatë inagurimit të zyres së re të Aleat në Vlore, për aplikimin e mjeteve të identifikimit.

Kujtojmë se në reportazhin e RAI3 thuhej se mafia në Shqipëri ka lidhje të forta me qeverinë, dhe vijon e pashqetësuar aktivitetin e saj.

Prokurori italian masakron qeverinë shqiptare: Mafia te ju është e paprekshme, pikë kalimi e drogave të forta!

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *