Shefi i zyrës së Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, pasi përcolli në aeroportin “Ben Gurion” ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj nuk nguroi të realizonte lëvizjen e tij tipike, atë të vertikales.
Ndërkaq këtë veprim nuk ka nguruar që ta ndajë më ndjekësit e tij në rrjetet sociale vetë minsitri i Jashtëm izraelit.
“Ministri i Jashtem i Shqiperise eshte shume i ri. Ky eshte nje fakt. Sapo iku, gjeta mundesine te beja dicka qe me ben mua, te ndihem i ri.”
Siç mund ta shihni edhe në galerinë e mëposhtme të fotografive, Dan Oryan nuk harron ta bëjë diçka të tillë në takime diplomatike dhe jo vetëm.