AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Dogjëm mandatet për t’u ulur me Gjiknurin dhe Hajdarin?”, Kryemadhi: Të mos jesh si Edi Rama është…

Kryetarja e Lëvizjes Soialiste për Integrim nuk i ka kursyer akuzat për disa diplomatë të huaj në Shqipëri emrat e të cilëve nuk i ka përmendur, ndërsa ka thënë se kanë bërë veshët shurdh dhe sytë të verbër për të mos komentuar vjedhjen që qeveria iu bën shqiptarëve.

Kryemadhi ka komentuar gjatë një takimi me strukturat në Durrës, edhe vendimin për t’u ulur në një tryezëm me Rudina Hajdarin dhe Damian Gjiknurin, duke argumentuar se ajo nuk është si Edi Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit është përpjekur ti eliminojë kundërshtarët politik.

“Dogjëm mandatet për t’u ulur me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin? Jo! Ishte për t’ju thënë shqiptarëve që për fatin e keq të tyre dhe tonin, Edi Rama është përpjekur që gjithë kundërshtarët t’i eliminojë, por unë nuk jam njëlloj me Edi Ramën. Nuk jam njëlloj me të për dashurinë që kam për  fëmijët e mi, familjen time dhe burrin tim. Nuk jam si Edi Rama sepse unë e dua partinë që drejtoj. Më gjeni një socialist të Durrësit që është sot aktiv brenda partisë apo i kënaqur me Edi Ramën, kanë ulur kokën të turpëruar duke u fshehur nga Edi Rama. Unë e dua vendin tim, nuk jam si Edi Rama, dua të plakem dhe të vdes në vendin tim, të rris fëmijët, ti martoj dhe të bëhen prindër në vendin tim.

Që të mos jesh njëlloj me Edi Ramën është vlerë, që të mos jesh njëlloj me Edi Ramën nuk mund të rrish në një parlament përkrah njerëzve që janë zgjedhur përmes votave të krimit dhe drogës. Nuk mund të vazhdonim edhe në të bëheshim të verbër si disa ndërkombëtarë, që nuk ka rëndësi si vidhen shqiptarët, si abuzohet më fëmijët tanë, të këtyre ndërkombëtarëve që mbyllin gojën, veshët dhe sytë dhe mendojnë se edhe ky problem u largua”, tha Kryemadhi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *