Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiTe FunditTe Gjitha

Doganat 36 milionë euro deficit në 11-mujorin e fundit, vetëm në nëntor 7 milionë më pak (GRAFIK)

Doganat rezultojnë deficitare me më shumë se 36 milionë euro duke ju referuar planit të 11-mujorit. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të ardhurat totale në janar-nëntor arritën në 134 miliardë lekë nga 139.9 që ishin të planifikuara.

Mosrealizimi ishte mbi 5 miliardë lekë ose 36 milionë euro, duke bërë që institucioni taksambledhës të mos realizonte me 4% planifikimin e periudhës.

Muaji nëntor shënoi një deficit të lartë me gati 989 milionë lekë më pak se plani. Nga 13.9 miliardë lekë të planifikuara u grumbulluan 12.91 miliardë lekë. Deficiti në muajin nëntor shënoi mbi 6.5 milionë euro. Kjo ishte vlera më e lartë e mosrealizimit mujor këtë vit, duke përjashtuar muajin shtator, ku të ardhurat e mungura në raport me planin ishin 1.3 miliardë lekë ose afërsisht 9 milionë euro më pak se plani, shkruan revista “Monitor” .

Ndërsa sa i përket zhdoganimeve të naftës dhe cigareve ka një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas shifrave zyrtare, në periudhën janar-nëntor janë zhdoganuan 462 mijë tonë naftë nga 423 mijë tonë që ishin zhdoganuar në 11-mujorin e 2015-ës , ndërsa zhdoganimet e cigareve u rritën me 17%.

Nuk ka ndryshime sa i përket zhdoganimeve të birrës dhe kafesë. (A.R/SHUPLAKA)

 

 

dogana-grafik

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *