Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do vijë dita kur Zaho do të inatoset me BE-në”, Rama pret ambasadorët: Çfarë do ti tregoj kur të më pyesi për të

Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e sotme në mbrëmjen tradicionale për festat e fundvitit ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama vlerësoi mbështetejen dhe ndihmën që ndërkombëtarët dhanë pas tërmetit të fuqishëm në vendin tonë.

“Në kushtet e kësaj tragjedie, jeni ndjerë dhe jeni treguar po aq shqiptarë. Detyra juaj ishte të raportonit në atë ditë nga Albasadat tuaja në vendet respektive, ndërkohë unë e di shumë mirë se si ju nuk pritët as të zbardhte dita për të na ofruar ndihmë. Unë nuk kam ndërmend të publikoj mesazhet tuaja dhe as nuk i ruaj në ndonjë arkivë të veçantë.

Por mesazhin e Lejlës, unë e kam nxjerrë në një folder të veçantë, dhe kur të rritet edhe pak Zaho dhe të bëjë pyetjen e parë për SHBA, unë do t’i lexoj atë mesazh.

Ashtu sikundër kur të vijë dita që të inatoset me BE, kush nuk inatoset me BE, unë do t’i tregoj historitë e atyre burrave dhe grave që zbarkuan duke vënë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar jetët e shqiptarëve. Histori të trupave të kërkim shpëtimit grek që nxorrë të gjallë një djalë shqiptar. Apo histori të bashkëpunimit të trupave nga Kosova dhe atyre serbe në betejën për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes jetë të shqiptarëve të zakonshëm.”- tha ndër të tjera Rama.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *