Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do t’ua bëjmë ferr…”, Rama urdhëron policinë dhe ushtrinë me rregullat e reja: Të krijohen urgjent kordonët në tregje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërhyrje urgjente të ushtrisë dhe të Policisë për shpërndarjen e qytetarëve të ‘pabindur’ të cilët sipas tij vijojnë të thyejnë urdhërat e shtetit.

Ai është shprehur se duke filluar që nga dita e hënë, ushtria dhe policitë bashkiake do të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. “Policia e Shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore”, shkruan Rama.

“Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie! Nëse do të lehtësojmë me pikatore popullin e përgjegjshëm, kokëshkretëve do t’ua bëjmë ferr këtë vijë të shtrembër sjelljeje që na fut në zjarrin e ferrit të gjithëve!”, shkruan më tej kryeministri.

Reagimi i Edi Ramës:

🔴 NËSE KY ËSHTË NIVELI I KUPTIMIT TË DETYRËS NJERËZORE, QYTETARE E ATDHETARE, NË FRONTIN E KËSAJ LUFTE PËR JETË A VDEKJE DHE MEQË MESA DUKET ECURINË POZITIVE TË LUFTËS DERI TANI, SHUMËKUSH PO E KUPTON GABIMISHT SI ARSYE PËR T’U LËSHUAR ME IDENË SE S’NA GJEN GJË, ATËHERË PËRGJIGJA E SHTETIT DO TË JETË RECIPROKE PËR KËDO QË NUK DO TË HYJË NË RRESHT PËR TË MBAJTUR RADHË!

🔴 USHTRIA DHE POLICITË BASHKIAKE DO TË KRIJOJNË URGJENTISHT KORDONËT SANITARË TË TREGJEVE. POLICIA E SHTETIT DO TË GODASË SHKELËSIT ME MASA TË REJA NDËSHKIMORE!

🔴 MASAT E REJA NDËSHKIMORE DO TË JENË LIGJ DITËN E HËNË DHE PËR KOKËSHKRETËT DO TË SHKOHET DERI NË HEQJE LIRIE! NËSE DO TË LEHTËSOJMË ME PIKATORE POPULLIN E PËRGJEGJSHËM, KOKËSHKRETËVE DO T’UA BËJMË FERR KËTË VIJË TË SHTREMBËR SJELLJEJE QË NA FUT NË ZJARRIN E FERRIT TË GJITHËVE!

*Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në Vaterlonë tonë. Shkodra është tanimë një bombë me sahat. Fieri është një rrezik i madh potencial. Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, nëqoftëse do ta bëjmë si Kombëtarja Kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj… Harrojeni, këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s’kanë mendje dhe këllqe të luftojnë si mbarë populli shqiptar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *