AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Do t’ju rrjepim si serbi, mos hajdeni me pushime në Shqipëri”, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 radikalët katolik (Emrat)

Kanë qenë dy video të publikuar në median kosovare Insajderi ku dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë, shkaku pse policia ka shpallur ne kerkim dy persona.

Bëhet fjalë për Anton Zefin 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe Luigj Markun 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë, të cilët sipas njoftimit të policisë, janë shpallur në kërkim me akuzën e veprës penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”.

Dy personat flasin me një gjuhë urrejtje ndaj muslimanëve të Kosovës dhe Maqedonisë, me sharje, ofendime madje edhe kërcënime që të mos vijnë në Shqipëri për pushime. Ndërsa, ata i kanë quajtur racë të fëlliqur dhe kancerogjene.

Policia e Shtetit bën me dije se kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Njpoftimi i plotë:

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë :

A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.

L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Kombi shqiptar mbështetet mbi vlerat e tij historike të lirisë, paqes me fqinjët dhe kombet e tjera, bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare.
Këto janë vlera qytetëruese që rrezatojnë në botë dhe kontribuojnë në të ardhmen evropiane të rajonit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *