Presidenti i vendit Ilir Meta, i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” u shpreh i revoltuar në lidhje me situatën në Shqipëri, ku sipas tij vendi është kthyer në një lavatriçe pastrimi parash. Meta theksoi se ai do t’i ngrejë dhe njëherë shqiptarët për të rikthyer rendin kushtetues në vend. Sipas tij populli i 2 Marsit është 10 fishuar pasi shteti ka rënë dhe institucionet janë kapur.
“Do t’i ngre edhe njëherë shqiptarët. Edhe njëherë. Ka vite që nuk fle gjumë. Këtu institucionet kanë rënë dhe shteti është kapur. Ky popullin po e fton popullin në referendum. Çdo gjë në kohën e duhur. Është beteja e parë që fillin rivendosja e rendit kushtetues në vend.
Këtë krizë e ka krijuar Rama dhe disa ndërkombëtarë palaço, që mbajnë anën e Edi Ramës. Më i forti është populli shqiptar. Është 10-fishuar populli i 2 marsit. Lavatriçe pastrimi parash është bërë Shqipëria. Referendum do të ftoj, populli do të shkojë në Europë apo në gropë”, u shpreh Meta.