AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Do të vijojmë mbështetjen për reformën”, ambasadori gjerman zbardh diskutimet me Olsian Çelën

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf e sheh zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm si një hap shumë të rëndësishëm që do të çojë përpara zbatimin e reformës në drejtësi.

Ditën e sotme diplomati gjerman ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin e ri, Olsian Çela për të diskutuar nga afër me të për prioritetet e tij në detyrën e re.

Përmes një postimi në “Facebook”, Zingraf ka dhënë detaje nga takimi. Sipas tij, zgjedhja e kryeprokurorit do të rrisë besimin e qytetarëve tek drejtësia. Peter Zingraf shtoi se Gjermania do të vijojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi.

“Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes Parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme”, ka shkruar Peter Zingraf.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *