Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do të ta mbush barkun me plumba”, Boçi zbulon arsyen pse biznesmeni Luca e ‘urren’ aq shumë

Kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin Luçiano Boçi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se biznesmeni Gjergj Luca i ka thënë do ta mbush barkun me plumba, gjatë përplasjes së sotme.

Ditën e sotme, Boçi dhe Luca u përplasen fizikisht në qytetin e Elbasanit, me kandidatin e PD-së që thotë se është kërcënuar me jetë nga biznesmeni, dhe me këtë të fundit që pretendon se Boçi e ka provokuar.

Sipas Boçit i cili foli per Abc, urrejtja e madhe e Lucës ndaj tij vjen për faktin se ai i ka dalë 2 herë në mbrojtje banorëve të zonës kundër qëllimit të biznesmenit për t’i vjedhur pronën.

“Isha i ftuar në një takim me banorë të zonës. Pasi mbarova takimin, dola dhe duke biseduar, shfaqet Luca nga një hyrje anësore e fillon të provokojë. Bëri sharje banale, që morën reagimin tim. Ai u afrua dhe unë qëndrova i qetë.

Tentoi të më godiste, dhe jam shmangur, e u vetëmbrojta. Zgjati pak minuta. Personi që më shoqëronte nuk lejoi që përplasja të ishte më i thellë. Më ka kërcënuar për jetën. Në mënyrë më banditeske të mundshme, me atë fjalorin e rrugës që Rama e ka përzemër.

Ky gangsteri i famshëm do të më mbushte barkun me plumba. Me banditë jemi gati të bëjmë përballje. Janë të dëshpëruar e të trembur.

Kam qenë përkrahës i banorëve në dy rastet kur ka dashur t’u rrëmbejë pronën, kur i ka ndotur me mbeturina… Unë kam qenë afër qytetarëve, ai tek interesi i tij i ngushtë. Tek vjedhja.. Do që të rrëmbejë territore të tëra. Jo, në asnjë moment në bisedë nuk u përmend as ai, as bizneset e tij,” tha Boci.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.