Ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Debat” përballë gazetarit, Roland Qafoku ka folur për konfliktim ne trajnerin e kombëtares së futbollit, Kristian Panuçi, i cili e ka hedhur në gjyq për dëm moral dhe kërkon nga Nishani 100 mijë euro dëmshpërblim.
Ish-presidenti është shprehur se ende nuk e ka marrë padinë, duke shtuar se në rast se flasim për shpërthime emocionale Panuçi përdor një fjalor që do të shokonte çdo fëmijë dhe çdo familje.
“Unë po pres të njihem me padinë sepse nuk e kam marrë ende. Jam njohur me këtë cështje vetëm nga mediat. Patjetër që unë do të respektoj procesin dhe ligjet e shtetit tim dhe të vendit tim, do ta ndjek me seriozitet në gjykatë procesin.
Do marr avokat. Nëse flasim për edukatë apo shpërthime emocionale, nëse do klikonit në internet dhe do shikonit fjalorin që përdor zotëria, është një fjalor që shokon cdo familje dhe cdo fëmijë”, ka thënë Nishani.
(E.K/FAXWEB.AL)