Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Do të përjashtohen ato që janë kundër!”, kush është ish-ministrja socialiste që nuk mori pjesë në prezantimin e KÇK-së

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme paketën anti-KÇK, e cila pritet që të përgjojë, sekuestrojë, kontrollojë dhe të mbajë nën vëzhgim këdo për të cilin ka dyshime se është pjesë e krimit të organizuar apo përfiton të ardhura të jashtëligjshme dhe nuk justifikon standardin e jetesës.

Teksa prezantonte platformën anti-KÇK, Rama paralajmëroi çdo deputet socialist se nëse nuk do ta votojnë projektligjin do të përjashtohen nga Partia Socialiste.

Mirpo një nga ish-ministret e Ramës dhe një nga figurat me zë në Partinë Socialiste, duket se nuk ka qenë fare e pranishme në prezantimin e platformës, për të dëgjuar kryeministrin Edi Rama.

Siç shihet në një foto të publikuar nga fotografi Agim Rama, vendi përbri ministrit Pandeli Majko është bosh, që korespondon me vendin e ish-ministres Mimi Kodheli.

Nuk dihen ende arsyet e mungesës së socialistes Mimi Kodheli në prezantimin e platformës, por gjithsesi deputetja duhet të ketë parasysh se nëse nuk voton pro në Kuvend, përjashtohet nga PS-së, sipas urdhërit të Ramës!

Mungesa e Mimi Kodhelit

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *